Shkon në mbi 12,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i personave të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 12,049.
Kjo vjen pasi mbrojtja civile e Sirisë tha se të paktën 1,730 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Sirinë veriperëndimore.
Mbrojtja civile siriane tha se numri i viktimave është rritur në 1,730, me më shumë se 2,850 të plagosur.
Më herët, presidenti turk Recep Tayyp Erdogan, tha se numri i të vdekurve në vendin e tij është rritur në 9,057, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.