Shkon në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Hamburg

Shkon në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Hamburg

Ka shkuar në katër, numri i shqiptarëve që humbën jetën pas aksidentit të rëndë në një kantier të madh ndërtimi në Hafen City të Hamburgut.

Të hënën ishte njoftuar fillimisht se për tre persona e që janë me nacionalitet bullgar.

Por, Policia ka njoftuar se të gjithë të vdekurit dhe po ashtu një i lënduar rëndë janë shtetas shqiptarë.

Siç raporton Tagesschau, zjarrëfikësit dhe ekipet e tjera të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, dhe po përpiqen të bëjnë gjithçka.

Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërsa ky nuk është aksidenti i parë që ka ndodhur në kantinier ndërtimi në këtë zonë.

Sipas Tagesschau, muajin e kaluar, me 2 shtator katër punëtorë ranë nga skelat në një aksident të ngjashëm në një kantier ndërtimi në urat Elba të Hamburgut jo shumë larg Hafen City.

Po ashtu në qershor, disa shishe gazi kishin shpërthyer në zjarrë në një kantier tjetër ndërtimi në Überseequartier.

Dhe në prill 2020, dy punëtorë u lënduan rëndë nga rënia e komponentëve në një kantier ndërtimi në Zweibrückenstrasse në Hafencity./Telegrafi/

MARKETING