Shkon në 632 numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm në Marok
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 shkallësh të Rihterit ka goditur gjatë mbrëmjes së kaluar shtetin afrikan, Marok.
Numri i të vdekurve është rritur në 632 ndërsa 329 janë të lënduar, raporton stacioni televiziv shtetëror Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pesëdhjetë e një persona janë në gjendje kritike, shtoi mediumi maroken, shkruan cnn.
Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave gjenden në zonat malore që janë vështirë për t’u arritur.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 kilometrash.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga ai i vitit 2004, në të cilin vdiqën më shumë se 600 njerëz. /Telegrafi/
#Fas’ta 7 şiddetinde #deprem olmuş.
Ne yaşadığınızı en çok biz anlarız.
Allah yardımcınız olsun.#earthquake#Marocco#Marrakech pic.twitter.com/6sYmMlx0Ae
— Av. Mehmet Döner (@Av_Mehmet_Doner) September 9, 2023