Shkon në 50.810 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Shkon në 50.810 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Me 58 të vdekur në 24 orët e fundit, është rritur në 50.810 numri i palestinezëve që janë vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza.

Në 24 orët e fundit nëpër spitale mbërritën trupat e 58 personave të vdekur dhe 213 të plagosur gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite.

Të paktën 1.449 palestinezë kanë humbur jetën dhe 3.647 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke thyer armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.810, ndërsa numri i të plagosurve në 115.688.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur.

MARKETING