Shkon në 217 numri i vikt’imave në Spanjë, autoritetet paralajmërojnë sërish stuhi

Shkon në 217 numri i vikt’imave në Spanjë, autoritetet paralajmërojnë sërish stuhi

Ka shkuar në 217 numri i të vdekurve nga përmbytjet në pjesën jugore të Valencias, ndërkohë që situata me motin nuk pritet të përmirësohet.
Sipas BBC, autoritetet në Spanjë kanë paralajmëruar se moti do të përkeqësohet sërish orët në vijim, në zonat si Alzira, Cullera dhe Gandia.

Ndërkohë, agjencia kombëtare e motit të Spanjës (AEMET), thotë se stuhia e sotme ka të ngjarë të jetë më e shkurtër se ato që shkaktuan përmbytje të shpejta në fillim të javës.

Reshjet “nuk janë si të martën”, tha agjencia në një postim në X, duke shtuar se ka më pak erë dhe stuhia ka të ngjarë të lëvizë ngadalë në drejtim të veriut.

Parashikimi për javën në vazhdim fatmirësisht duket shumë më i qetë. Disa shira të lehtë të izoluar janë të mundshëm në rajonet e goditura nga përmbytjet, por shumë do të jenë kryesisht të thata. Reshje më të dendura, potencialisht me bubullima janë të mundshme në Balearik gjatë javës.
Kujojmë se Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar gjatë një vizite në Paiporta, një qytet në rajonin e Valencias, pas përmbytjeve masive.

Qytetarët e revoltuar e kanë cilësuar vrasës, ndërsa kanë hedhur në drejtim të tij baltë dhe sende të forta.

BBC shkruan mbreti dhe mbretëresha janë larguar nga qyteti dhe kanë pezulluar një vizitë të planifikuar në një zonë tjetër të goditur nga përmbytjet, Chiva.

MARKETING