Shkëndija zyrtarizon angazhimin e mbrojtësit, Egzon Belica

Shkëndija zyrtarizon angazhimin e mbrojtësit, Egzon Belica

Egzon Belica ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Mbrojtësi është rikthyer te ish-skuadra.

Saktësisht te Shkëndija e Tetovës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ekipi i uron mirë se ardhjen mbrojtësit dhe shumë suksese në aventurën e tij të dytë me kuqezinjtë.

34-vjeçari siç dihet së fundmi ishte pjesë e Rabotnickit në kampionatin maqedonas, teksa tashmë rikthehet pas 12 vitesh te Shkëndija.

MARKETING