Shkëndija sonte përballë TNS-së kërkon kualifikimin në raundin e dytë të Çampionsit

Shkëndija e Tetovës sonte do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Nju Sentsit të Uellsit në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë do të kërkojnë sonte fitore dhe kualifikimin për në raundin e dytë të këtyre eliminatoreve. Skuadra e Jeton Beqirit barazoi pa gola në duelin e parë të luajtur një javë më parë në Angli, teksa për sonte në Shkup shihet gati dhe me plot optimizëm për të marrë rezultatin që dëshirojnë dhe të vazhdojnë rrugëtimin europian më tutje.
Shkëndija ka kujtime të mira në Shkup me të njejtin kundërshtarë, kur në vitin 2028 e “shkatërroi” me rezultat të thellë 5:0. Lëndime dhe mungesa nuk ka në taborin e kuqezinjëve dhe tekniku Jeton Beqiri ka në dispozicion të gjithë futbollistët për lojë, ku pritet të zgjedhë formacionin startues më të mirë për këtë sfidë.
Ndeshja Shkëndija – TNS-ja zhvillohet sonte në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/