Shkëndija sonte “lufton” për histori, kërkon kualifikimin përballë FCSB-së

Shkëndija sonte “lufton” për histori, kërkon kualifikimin përballë FCSB-së

Shkëndija e Tetovës ndodhet pranë një historie shumë të madhe, ku sonte do të përballet me Steauan e Bukureshtit në ndeshjen e dytë të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri, kanë një mision të vështirë përpara vetes, por edhe një përparësi nga ndeshja e parë, ku sonte vijnë si fitues dhe me rezultat 1:0 do të kërkojnë një kualifikim historik në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Tetovarët i pret një stadium i mbushur me mbi 25 mijë shikues të pranishëm në arenën Kombëtare të Bukureshtit, teksa në këtë duel do të jenë edhe tifozët “Ballistët”. Mungesa në taborin e Shkëndijës nuk ka, ku përveç pezullimit të Kamer Qakës për kartonin e kuq, të gjithë të tjerët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në fushë.

Dueli Steaua – Shkëndija luhet sonte, duke nisur nga ora 19:30.

MARKETING