Shkëndija sonte debuton në Ligën e Konferencës, përballet me Rayo Vallecanon

Shkëndija sonte debuton në Ligën e Konferencës, përballet me Rayo Vallecanon

Shkëndija e Tetovës sonte do të debutoj në Ligën e Konferencës, ku përballë vetës do të ketë skuadrën nga La Liga, Rajo Valekanon. Skuadra shqiptare është gatshe për ndeshjen e parë dhe historike të këtij kompeticioni europian, duke qenë të vetëdijshëm për rolin e favoritit dhe forcën e kundërshtarit në duelin e sotëm. Trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi kanë thënë se Rajo është një skuadër e fortë dhe që luan në një kampionat kundër Barcelonës e Real Madridit, teksa për vet Shkëndijën është krenari që do të përballet me kësi lloj skuadra të këtij niveli. Për Shkëndijën do të jetë hera e parë që përballet me një kundërshtar nga La Liga në garat europiane, teksa te skuadra spanjolle luan edhe një reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Belliu. Rajo do të ketë mbështetjen e publikut në sfidën e sotme me 14 mijë bileta të shitura, përderisa edhe Shkëndija nuk do të jetë pa përkrahje, ku në Madrid kanë udhëtuar edhe tifozët “Ballistët”. Dueli ndërmjet Rajo Valekanos dhe Shkëndijës do të zhvillohet sonte në “Estadio de Vallecas” të Madridit, duke nisur nga ora 18:45.

MARKETING