Shkëndija rikthehet tek fitorja në kampionat, fiton Brerën

Shkëndija rikthehet tek fitorja në kampionat, fiton Brerën

Shkëndija e Tetovës rigjen rrugën e fitores në kampionat, pasi sot mundi 3:2 Brerën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të elitës së futbollit vendor. Takimi i zhvilluar në Strumicë dhuroi emocione të shumta dhe raste të panumërta për gol. Kuqezinjtë, megjithëse siguruan tri pikë të rëndësishme, shfaqën pasiguri në repartin defensiv, një aspekt që trajneri dhe skuadra do të duhet ta përmirësojnë para sfidës së tretë evropiane të këtij sezoni.

Për Shkëndijën shënuan Ademi, Krstevski dhe Krasniqi, ndërsa dy golat e Cengues për Brerën mbetën vetëm për statistikë. Me këtë fitore, Shkëndija merr frymë më lirshëm dhe synon të rikthejë formën e qëndrueshme në vazhdim të kampionatit.

Ndryshe nga ora 17:00 në program është takimi Vardari – Sileksi. /SHENJA/

 

MARKETING