Shkëndija nis fazën përgatitore në Slloveni

Shkëndija e Tetovës ka filluar fazën kryesore të përgatitjeve për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, duke u vendosur në qendrën stërvitore Terme Çatezh në Slloveni. Kuqezinjtë do të qëndrojnë atje deri më 28 qershor, periudhë gjatë së cilës janë planifikuar katër ndeshje kontrolluese. Gjatë kësaj kohe, më 17 qershor, në selinë e UEFA-s në Nyon, do të hidhet shorti për raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, një moment që Shkëndija do ta ndjekë nga kampi stërvitor. Pas rikthimit në Tetovë, ekipi do të vijojë përgatitjet finale për ndeshjen e parë zyrtare evropiane, e cila do të zhvillohet më 8 ose 9 korrik.