Shkëndija nesër luan ndaj AEK Larnacës, Arbin Zejnullai flet nga Qipro
Shkëndija e Tetovës ndodhet një ditë para sfidës historike me AEK Larnakën në kuadër të Ligës së Konferencës. Kjo është ndeshja e fundit në fazën e parë të Ligës të këtij kompeticioni, ndërsa për Shkëndijën është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit. Tetovarët do të kërkojnë një fitore në këtë ndeshje të madhe, për të vazhduar edhe në pranverë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, në të cilën po luajnë për herë të parë këtë sezon.
Skuadra e Jeton Beqirit është akomuduar në Qipro dhe sonte do të kryejë të gjitha përgatitjet e duhura për duelin e nesërm, teksa nga Larnaka në një prononcim për mediat ka folur mesfushori Arbin Zejnullai, i cili është shprehur optimist për ta mbyllur këtë vit me një sukses tjetër historik.
Ndeshja ndërmjet AEK Larnakës dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjten mbrëma, duke nisur nga ora 21:00. /SHENJA/

