Shkëndija nesër luan duelin e parë ndaj Ludogoretsit

Shkëndija nesër luan duelin e parë ndaj Ludogoretsit

Shkëndija nesër do të luaj ndeshjen e parë të fazës së plej of-it në Liga Europa kundër Ludogoretsit të Bullgarisë. Me një vend të sigurt në grupet e Ligës së Konferencës dhe pas mbylljes së aventurës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, skuadra shqiptare nga Tetova do të kërkojë një shans për kualifikim në grupet e Liga Europës dhe pengesa e vetme është Ludogoretsi, me të cilët do të përballet nesër për herë të parë, teksa bileta e kualifikimit për njërën ose tjetrën palë merret pas një jave në Bullgari. Skuadra e Jeton Beqirit është futur në ritëm të mirë me ndeshjet e europiane, teksa në këtë duel vjen pas triumfit ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në kampionat. Mungesë e vetme e Shkëndijës në këtë ndeshje pritet të jetë vetëm sulmuesi Fiton Ademi që u lëndua në ndeshjen e fundit në fundjavën që lamë pas, teksa të tjerët janë në kombinim për lojë. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Ludogoretsit zhvillohet nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

 

MARKETING