Shkëndija nesër luan duelin e parë me Steauan e Bukureshtit

Shkëndija nesër luan duelin e parë me Steauan e Bukureshtit

Shkëndija e Tetovës nesër mbrëma do ta luaj duelin e parë me Steauan e Bukureshtit në kuadër të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit kësaj radhe do të jenë përballë një favoriti, ku me çdo kusht pritet të japin maksimumin nëse dëshirojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv.

Nga tabori tetovar janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, por shprehin optimizëm para takimit. Dueli Shkëndija – Steaua Bukuresht luhet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00.

Kujtojmë se nëse Shkëndija arrin të kalojë kundërshtarin rumun, në rundin e ardhshëm të garave të Ligës së Kampionëve do të përballen me Shelburnin e Irlandës ose Karabahun Azerbajxhanit. Ndërkohë nëse eliminohet mund të përballet me Dritën e Kosovës apo Kopenhagenin. /SHENJA/

 

MARKETING