Shkëndija nesër feston titullin me tifozë, Besa kërkon shmangien e balotazhit

Shkëndija nesër feston titullin me tifozë, Besa kërkon shmangien e balotazhit

Pas katër ndeshjeve pa tifozë, Shkëndija rikthehet në stadiumin e Tetovës për të pritur Sileksin dhe për të festuar zyrtarisht titullin e kampionit për sezonin 2024/25. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka hequr ndalimin për publikun, ndaj pritet një atmosferë festive me praninë e “Ballistëve”.

MARKETING

Xhiroja e fundit e kampionatit zhvillohet të shtunën, më 17 maj, në orën 17:00. Përveç festës në Tetovë, vëmendja është përqendruar edhe te lufta për mbijetesë mes Besës dhe Brerës. Njëra do të sigurojë qëndrimin në elitë, ndërsa tjetra do të shkojë në balotazh. Besa luan në transfertë ndaj Pelisterit, ndërsa Brera pret në shtëpi Rabotniçkin.

Ndryshe, Sileksi dhe Rabotniçki kanë siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, ndërsa Gostivari dhe Voska Sport janë përjashtuar nga kampionati.

MARKETING