Shkëndija në Madrid për ndeshjen e parë historike në Ligën e Konferencës

Shkëndija në Madrid për ndeshjen e parë historike në Ligën e Konferencës

Shkëndija e Tetovës ka udhëtuar drejt Madridit gjatë ditës së sotme për ndeshjen e parë dhe historike në fazën kryesore të grupeve në Ligën e Konferencës. Skuadra tetovare do ta nis aventurën e parë në këtë kompeticion të UEFA-së në duelin kundër Rajo Valekanos të Spanjës dhe për të njejtën ekspedita kuqezi është zhvendosur në qytetin e Madridit, aty ku të enjten do të luhet ndeshja. Trajneri i ekipit shqiptar, Jeton Beqiri ka thënë se kjo ndeshje për Shkëndijën është duel luksi dhe si të tillë duhet ta trajtojnë të gjithë, duke dhënë më të mirën nga vetja, duke respektual fanellën dhe duke e shijuar këtë arritje historike që për herë të parë luajnë në një turne europian. Shkëndija nesër do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare, teksa të enjten do të luaj ndeshjen ndaj Rajo Valekanos në Madrid, duke nisur nga ora 18:45. /SHENJA/

 

MARKETING