Shkëndija dhe Nafiu ndajnë rrugët!

Shkëndija dhe Nafiu ndajnë rrugët!

KF Shkëndija përmes një komunikate ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin e krahut Valmir Nafiun.

Sulmuesi anësorë Valmir Nafiu nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen. Klubi përmes një komunikate konfirmoi ndërprerjen me konsesus të kontratës me futbollistin.

Valmir Nafiu largohet pas gati 5 sezoneve në fanellën e Shkëndijës, përjashtuar 6 muajt e fundit kur si huazim luajti te Koshice e Sllovakisë. Nafiu është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija dhe ishte pjesë e ekipit të parë në vitin 2011 kur kuqezinjtë fituan titullin e parë në histori si kampionë të vendit. Pas disa viteve karrierë ndërkombëtare, Nafiu në vitin  2018 kthehet te Shkëndija ku ishte pjesë e dy titujve tjerë (2019 dhe 2021).

Ndërprerje me konsesus të kontratës është bërë edhe me mesfushorin Oktaj Rakip, i cili dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Boreci, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit.

Mya KF Shkëndija kanë shprehur falenderimet dhe mirënjohjen maksimale për Valmir Nafiun dhe Oktaj Rakip për angazhimin, profesionalizmin dhe mundin e dhënë në fanellën kuqezi.

MARKETING