Shkëndija ndalet me barazim nga Vardari

Me barazim 1:1 ka përfunduar dueli hapës i xhiros së 24-të në elitë, ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 20-të kur Reshat Ramadani shënon gol të bukur për epërsi 0:1 të miqve. Gëzimi i miqve zgjati vetëm pak, pasi 4 minuta më vonë Spahiu barazon shifrat në 1:1. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me të dyja skuadrat që nga ky takimi arkëtuan nga 1 pikë.
Ndërkohë xhiroja e 24-të kompletohet të shtunën me 5 takime tjera që do të luhen nga ora 15:00. /SHENJA/