Shkëndija mund të përballet me Dritën në Çampions, ka edhe rival të fortë

Shkëndija mund të përballet me Dritën në Çampions, ka edhe rival të fortë

Skuadra e Shkëndijës si kampione e re e Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësoj vendin këtë verë në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve. Tetovarët po presin rivalët e tyre dhe tashmë po bëhen të qarta pothuajse të gjitha emrat me të cilët mund të përballen.

MARKETING

Në shortin që do të mbahet në selinë e UEFA-s, Shkëndija do të jetë në mesin e skuadrave jo-favorite në raundin e parë kualifikues për shkak të koeficientit që posedon. Rivalët e mundshëm të Shkëndijës në Ligën e Kampionëve mund të jenë ekipe si Ludogoretsi i Bullgarisë, Malmo e Suedisë, kampioni i Sllovenisë dhe madje mund të shortohet edhe me Dritën e Kosovës si dhe me ekipe jo shumë të forta si Linkolni i Gjibraltarit apo TNS e Uellsit.

Para shortit, të gjitha ekipet do të ndahen në tre grupe, secili me nga dhjetë skuadra. Pesë do të jenë bartëse, pesë jo-bartëse. Shorti për raundin e parë do të mbahet më 17 qershor, ndeshjet e para do të luhen më 8 dhe 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 dhe 16 korrik.

MARKETING