Shkëndija mposhtet minimalisht nga Karabahu, gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje minimale 1:0 ndaj Karabagut nga Azerbajxhani, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, raporton SHENJA.
Skuadra tetovare e nisi mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste premtuese për gol në minutat e para. Megjithatë, ishin miqtë ata që gjetën rrugën e rrjetës të parët. Në minutën e 17-të, pas rishikimit të një situate në VAR, arbitri akordoi një penalti për Karabagun, të cilën e realizoi Bajramov, duke kaluar ekipin e tij në epërsi.
Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat kishin mundësi të tjera për të shënuar, por rezultati mbeti i pandryshuar teksa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 0:1.
Në pjesën e dytë, Shkëndija intensifikoi përpjekjet për të barazuar rezultatin. Megjithatë, Karabagu arriti të administrojë avantazhin dhe të ruajë epërsinë deri në fund, duke marrë një fitore të rëndësishme si mysafir.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, ku Shkëndija do të kërkojë përmbysjen e rezultatit për të vazhduar më tej në garat evropiane. /SHENJA/