Shkëndija merr fitoren e parë historike në Ligën e Konferencës, fiton Shelbournin në Shkup

Shkëndija merr fitoren e parë historike në Ligën e Konferencës, fiton Shelbournin në Shkup

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitoren e parë dhe historike në kompeticionin e Ligës së Konferencës, duke mundur Shelburnin e Irlandës me rezultat 1:0.

Skuadra shqiptare mori triumfiun në minutat shtesë të ndeshjes, pasi pjesa e parë, por edhe 90-të minutat u mbyll me rrieta të paprekura.

Goli erdhi pas një rëvënie nga këndi, ku Webster nga brenda zona goditi drejt portës, teksa në rrjetë topin e devijoi Barret, duke realizuar autogol.

Për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e dytë e laujtur në fazën kryesore të Ligës së Konferencës, teksa të parën e zhvilloi ndaj Rayo Vallecanos në Madrid.

MARKETING