Shkëndija konfirmon ndarjen me Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin

Shkëndija konfirmon ndarjen me Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin

Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar ndarjen me drejtuesit e departamentit të sportit, Harun Isa, Skender Jonuzi dhe Ibraim Osmani. Përmes një komunikate për media, klubi kuqezi është shprehur se kontrata njëvjeзare me drejtorin sportiv Harun Isa dhe bashkëpunëtorit e tij Jonuzin dhe Osmanin është në përfundim.

“Drejtuesit e klubit ndjejnë keqardhje për këtë epilog, pasi dëshira dhe ideja ishte që ngritja e Shkëndijës në nivelet e dëshiruara të bëhet me personalitete me të kaluar të pasur futbollistike nga Tetova. Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan si deshtëm drejt përmbushjes së objektivave.KF Shkëndija falemenderon Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin për kontributin e dhënë, duke ju uruar gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.

MARKETING