Shkëndija kërkon ta lë pas eliminimin nga Europa dhe dëshiron start me tre pikë ndaj Voska Sportit

Shkëndija kërkon ta lë pas eliminimin nga Europa dhe dëshiron start me tre pikë ndaj Voska Sportit

Të dielën ngritet sipari në edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija ndeshjen e parë e luan si mysafire e Voska Sportit në Ohër. Debutuesi në elitën e futbollit vendor është pengesa e parë e kuqezinjëve në sezonin e ri ku sërish për tetovarët objektiv është kreu.

Shkëndija në këtë duel kërkon start të sezonit me tre pikë, për të nisur mbarë kampanjën e re, por edhe për të lënë pas eliminimin e hershëm nga Evropa. Voska Sport për herë të parë në histori luan në elitë, mirëpo ohridasit janë tepër ambicioz dhe për të kërkuar sezon pozitiv kanë angzhuar shumë lojtarë nga vendi dhe jashtë.

Ndeshja ndërmjet Voska Sportit dhe Shkëndijës do të luhet nesër, duke nisur nga ora 17:00.

MARKETING