Shkëndija fiton Vardarin, Struga mposht Sileksin

Shkëndija fiton Vardarin, Struga mposht Sileksin

Shkëndija dhe Struga Trim Lum kanë marrë fitore në dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova fituan Vardarin në kryeqytet me supergolin e Maksimovit në minutën e 65-të dhe Aganspahiqit në minutat shtesë. Ndërkohë Struga Trim Lum mori fitore ndaj Sileksit në shtëpi, duke triumfuar me shifra 2:0. Të dy golat për kampionët në fuqi i realizoi Marjan Radeski, nga një në secilën pjesë. Golin e parë sulmuesi Radeski e gjeti në minutën e 18-të kur mori një asist nga Bunjamin Shabani, përderisa të dytin në shënoi në minutën e 69-të, duke vulosur kështu fitoren dhe tre pikë për Strugën. Me përfundimin e këtyre dy ndeshjeve, mbyllet dhe xhiroja e 10-të, ndërsa kampionati shko në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese dhe rikthehet me 22 tetor me ndeshjet e xhiros së 11-të.

MARKETING