Shkëndija fiton Rabotniçkin me golin e Tambës
Shkëndija e Tetovës ka marrë fitore minimale ndaj Rabotniçkit në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra e Jeton Beqirit triumfoi në këtë takim falë një goli të Tambës të shënuar në minutën e 5-të të takimit, i cili në fund doli të jetë vendimtar për fitore dhe tre pikë të kuqezinjëve në këtë përballje. Me këtë fitore Shkëndija arrin në kuotën e 33 pikëve dhe vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në renditjen tabelare, duke qenë 5 pikë larg vendit të dytë Strugës dhe 6 pikë nga Vardari që kryeson kampionatin. Liga e Parë në program ka edhe një xhiro për tu zhvilluar në fundjavë, me çka do të mbyllet gjysmësezoni vjeshtor dhe kampionati shkon në pauzë dimërore për tu rikthyer në muajin shkurt.

