Shkëndija fiton ndaj Rabotniçkit, ngjitet në vendin e tretë

Shkëndija fiton ndaj Rabotniçkit, ngjitet në vendin e tretë
Shkëndija e Tetovës ka fituar duelin e mbetur ndaj Rabotniçkit me rezultat 1:0 e vlefshme për Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje dhe të fitores për skuadrën tetovare e shënoi Tamba në minutën e 70-të, duke vulosur fatin e këtij takimi.
Kujtojmë se ky takim duhej të luhej në javën e fundit të muajit gusht, por e njejta u shty me kërkesë të Rabotniçkit.
Me këtë fitore Shkëndija ngjitet në vendin e tretë në renditjen tabelare me 17 pikë, dy më pak se Struga dhe Vardari.