Shkëndija fiton me përmbysje ndaj Tikveshit

Shkëndija fiton me përmbysje ndaj Tikveshit

Shkëndija e Tetovës mundi 4:1 Tikveshi në duelin e parë të xhiros së 18-të në elitën e futbollit vendor. Goli i parë erdhi në minutën e 24-të, kur Stojkovski shënoi për epërsinë 1:0 të vendasve. Pas pranimit të golit, kuqezinjtë tetovarë u hodhën në kërkim të barazimit, teksa ai erdhi në fund të pjesës së parë, kur Tamba me kokë barazoi rezultatin në 1:1. Pjesa e dytë i takoi tërësisht Shkëndijës, e cila shënoi tre gola të tjerë.

Në minutën e 48-të, Meliqi ngriti epërsinë në 2:1, ndërsa më pas Zjenullahi dhe Xengue vulosën rezultatin përfundimtar 4:1.

Ndryshe nesë në program të xhiros së 18-të në elitë janë ndeshjet Rabotniçki – Vardari dhe Struga – Sileksi. /SHENJA/

MARKETING