Shkëndija falë supergolit të Ibraimit, merr fitore ndaj Arsimit

Shkëndija falë supergolit të Ibraimit, merr fitore ndaj Arsimit

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore përballë Arsimit në duelin e luajtur në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Një supergol i Besart Ibraimit në minutën e 18-të, doli të jetë vendimtar për kuqezinjtë në këtë duel që morën tre pikë përballë skuadrës nga Çegrani.
Ndërkohë, Shkupi gjatë ditës pësoi humbje të thellë në Kavadar, duke u mundur nga Tikveshi me rezultatin 6:0.
Në këtë takim shkëlqeu Luçianinjo i cili realizoi plotë 3 gola ndaj Shkupit, teksa nga njëherë tjetër rrjetën e gjëtën Laval, Gjorgjievski dhe Stojanov.
Xhiroja e 23-të mbyllet nesër me dy ndeshje si Bashkimi – Rabotniçki dhe Sileksi – Pelisteri.

MARKETING