Shkëndija e konfirmon lëndimin e Merxhanit, mbrojtësi mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Shkëndija e konfirmon lëndimin e Merxhanit, mbrojtësi mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Zija Merxhani do të jetë mungesë e Shkëndijës për një periudhë më të gjatë. Vet klubi tetovarë sot përmes një komunikate ka njoftuar mediat për lëndimin serioz të mbrojtësit të majtë. Merxhani ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë dhe me 24 korrik do të merr termin për ti nënshtruar një operacioni që do ta lë jashtë fushës për një periudhë të gjatë. 27 vjeçari u lëndua gjatë përgatitjeve në Slloveni, ku në ndeshjen kontrolluese ndaj Sarajevës u detyrua të braktis fushën. Sipas të gjitha gjasave, Zija Merxhani do të ngelet jashtë fushave më së paku deri në janar të vitit të ardhshëm.

MARKETING