Shkëndija e Haraçinës ndan rrugët me trajnerin Markovski
Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës ka vendosur të ndahet me trajnerin Ljupço Markovski pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore.
Vendimi vjen pas humbjes në derbin ndaj Skopjes me rezultat 2:1 në shtëpi fundjavën e kaluar. Drejtuesit e klubit kanë reaguar shpejt, duke shpresuar se ndryshimi në pankinë do të ndikojë në përmirësimin e rezultateve.
Shkëndija e Haraçinës këtë sezon synon ngjitjen në Ligën e Parë. Aktualisht skuadra renditet e dyta në tabelë, me një pikë më pak se Ohri dhe një pikë më shumë se Skopje, ndërsa në garë mbeten edhe Bregallnica, Novaci dhe Detonit Plaçkovica.
Markovski ishte emëruar në krye të ekipit haraçinas në fillim të këtij sezoni, ndërsa më herët ka drejtuar edhe klube si Skopje, Teteksi, Rabotniçki dhe Vardari.

