Shkëndija e hap xhiron e 30-të, Strugën e pret transfertë e vështirë

Shkëndija e hap xhiron e 30-të, Strugën e pret transfertë e vështirë

Fundjava në kampionatin elitar të vendit do të sjell xhiron e 30-të me pesë ndeshje në program. Këtë xhiro e hap ndeshja Shkëndija – Makedonija Gjorçe Petrov që do të luhet të shtunën në Tetovë. Skuadra e Qatip Osmanit pas barazim me Sileksin, nuk guxon për një gabim të dytë ndaj skuadrës nga kryeqyteti. Derisa kanë shanse matematikisht, kuqezinjtë nuk dorëzohen në garën për titull, por tashmë nuk varen vetëm nga vetja, pasi duhet të presin edhe gabimet e pretendentit tjetër për titull.

Ndërkohë të dielën, zhvillohen katër ndeshjet tjera. Struga si kryesuese e renditjes në këtë xhiro do të luajë në transfertë në Shtip, ndaj Bregallnicës. Gjithashtu si mysafirë do të luajë edhe Shkupi që do të udhëtojë drejt Kratovës për tu përballur me Sileksin. Në dy ndeshjet tjera takohen, Tikveshi me Rabotniçkin dhe Pobeda me Skopjen.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 30-të do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 16:00.

MARKETING