Shkëndija drejt Bakut për duelin me Karabahun në Çampions

Ekspedita e Shkëndijës së Tetovës ka udhëtuar gjatë ditës së sotme drejt Bakut të Azerbejxhanit për ndeshjen e kthimit që do ta luaj të martën ndaj Karabahut në kuadër të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Skuadra shqiptare në këtë transfertë ka udhëtuar me negativë 0:1 nga ndeshja e parë e luajtur javën e kaluar në Shkup, me kuqezinjtë që humbën duelin me një gol të shënuar nga penalltia. Gjithsesi nga tabori ekipit tetovar janë shprehur optimist dhe gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit, ku futbollistët e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri do ti kërkojnë shanset e tyre për fitore dhe kualifikim drejt fazës së plej of-it në Çampions. Ndeshja ndërmjet Karabahut dhe Shkëndijës do të luhet të martën në Baku, duke nisur nga ora 18:00.