Shkëndija do të festojë titullin me tifozët në stadium

Shkëndija do të festojë titullin me tifozët në stadium

Skuadra e Shkëndijës do të festojë titullin e kampionit me tifozët e saj në stadiumin e Tetovës. Kuqezinjtë ndeshjen e fundit do të luajnë me Sileksin dhe pas saj do të pranojnë trofeun e kampionit nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe po e njejta do të zhvillohet në praninë e tifozëve.

MARKETING

FFM ka pranuar ankesën e tetovarëve dhe ka hequr dënimin e shqiptuar më herët për ndalesë të tifozëve në stadium, duke zbutur kështu dënimin nga pesë në katër ndeshje pa publik. Shkëndija u dënua në duelin me Brerën, ku një grup tifozësh nuk respektuan një minutë heshtje para fillimit të takimit për tragjedinë në Koçani. /SHENJA/

 

MARKETING