Shkëndija barazon ndaj TNS-së, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Shkëndija e Tetovës barazoi pa gola ndaj TNS-it në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht disa rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë, vendasit patën disa mundësi të mira, por portieri i Shkëndijës u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Përballja përfundoi me rezultatin 0-0 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.
Takimi i dytë ndërmjet TNS-së dhe Shkëndijës do të luhet pas një jave në Shkup, ku do të përcaktohet skuadra që kalon në fazën tjetër.