Shkëndija afër për të siguruar titullin, luan ndaj Rabotniçkit

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon pasditën e sotme me ndeshjet e xhiros së 31-të në program. Në qendër të vëmendjes është dueli që do të zhvillohet ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit në Tetovë. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit ndodhen shumë afër titullit kampion dhe me një fitore eventuale ndaj “romantikëve” mund të sigurojnë trofeun dy xhiro para mbylljes së sezonit. Ndeshje tjetër interesante është ajo që do të zhvillohet ndërmjet Tikveshit dhe Besës, me ekipin shqiptar që po kërkon mbijetesën në elitë. Pjesë e programit të kësaj xhiroje është edhe dueli Brera – Shkupi. Të gjitha takimet do të luhen sot, duke nisur nga ora 17:00./SHENJA/