Shkencëtarët: Ndryshimet klimatike i bëjnë ciklonet më shkatërruese

Shkencëtarët: Ndryshimet klimatike i bëjnë ciklonet më shkatërruese

Sipas klimatologëve dhe ekspertëve të motit, ndryshimet klimatike nuk i bëjnë më të shpeshta ciklonet, si ai që godet Bangladeshin, por i bën ato më intensive dhe shkatërruese.

Këto dukuri natyrore jashtëzakonisht të fuqishme kanë etiketa të ndryshme sipas rajonit që godasin, por ciklonet, uraganet dhe tajfunet janë të gjitha stuhi të dhunshme tropikale që mund të gjenerojnë 10 herë më shumë energji sesa bomba atomike e Hiroshimës.

Ato ndahen në kategori të ndryshme sipas fuqisë së tyre maksimale të qëndrueshme të erës dhe shkallës së dëmtimit që mund të shkaktojnë.

-Ciklonet, uraganet dhe tajfunet

“Një ciklon është një sistem me presion të ulët që formohet në tropikët në një zonë mjaft të nxehtë për t’u zhvilluar,” tha për AFP Emmanuel Cloppet.

“Karakterizohet nga retë e shiut që fillojnë të rrotullohen dhe gjenerojnë shira dhe erëra intensive dhe një stuhi të krijuar nga era”, shtoi ai.

Këto dukuri të mëdha të motit disa qindra kilometra në gjerësi bëhen më të rrezikshme nga aftësia e tyre për të udhëtuar në distanca të mëdha.

Ciklonet tropikale kategorizohen sipas intensitetit të erës, duke u ngritur nga presioni i vogël tropikal nën 63 kilometra në orë, përmes stuhisë tropikale 63-117 km orë deri te uragani i madh.

Ata quhen ciklone në Oqeanin Indian dhe Paqësorin Jugor, uragane në Atlantikun e Veriut dhe Paqësorin Verilindor dhe tajfunë në Paqësorin Veriperëndimor.

Agjencitë meteorologjike që i monitorojnë ato përdorin shkallë të ndryshme për t’i kategorizuar ato, në varësi të pellgut oqeanik në të cilin ndodhen.

Shkalla më e njohur për matjen e intensitetit dhe potencialit shkatërrues të tyre është shkalla e erës me pesë nivele Saffir-Simpson.

MARKETING