Shkëlqen Florian Wirtz me dy gola e dy asistime, Gjermania e fiton dramën e shtatë golave ndaj Zvicrës

Shkëlqen Florian Wirtz me dy gola e dy asistime, Gjermania e fiton dramën e shtatë golave ndaj Zvicrës

MARKETING

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Zvicrës, ku u shënuan plotë shtatë gola.

MARKETING

Sample Image

Përballja mes dy kombëtareve ishte tepër e zjarrtë, ku Gjermania triumfoi me rezultat 3-4.

Zvicra e nisi më mirë, ku Granit Xhaka dhuroi një asistim te Dan Ndoye, i cili dribloi për mrekulli dhe me një goditje të fortë e mposhti portierin për të kaluar “Helvetikët” në epërsi (17’).

Sidoqoftë, nëntë minuta më vonë Florian Wirtz harkoi te Jonathan Tah, i cili shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (26’).

Zvicra arriti ta rikthejë epërsinë falë Breel Embolo, që shënoi me kokë për të marrë prapë avantazhin (41’).

Sidoqoftë, Gjermania u këndell prapë – këtë herë përmes Serge Gnabry që me një parabolë e barazoi rezultatin (45+2’).

Ylli i Liverpoolit ishte heroi kur me një goditje të fuqishme nga distanca e përmbysi epërsinë ndaj Zvicrës (61’).

Zvicra nuk u dorëzua ku Monteiro bashkëpunoi me Muheim për ta barazuar prapë rezultatin (79’).

Megjithatë, krejt në fund Gjermania e vulosi fitoren falë Wirtz që mori një asistim nga Gross (86’).

MARKETING