Papunësia në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 14 për qind

Papunësia në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 14 për qind

Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt në vitin 2022 ishte 14 për qind. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 54.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimeve 47.2, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 802.280 persona, nga të cilët 690.053 janë të punësuar, ndërsa 112.227 janë të papunë.

Enti Shtetëror i Statistikave po ashtu njoftoi se prodhimi industrial në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar shënoi rënie prej 2.3 për qind./

MARKETING