Shi raketash në Ukrainë, rrafshohet gjysma e një lagjeje në Dnipro

Shi raketash në Ukrainë, rrafshohet gjysma e një lagjeje në Dnipro

Kanë rezultuar ndër më të përgjakshmet bombardimet e së shtunës së avionëve rusë në disa qytete të Ukrainës.

Sirenat e alarmit oshtinë në shumë zona ukrainase, ndërkohë që bombat ishin më të dhimbshme në Dnipro këtë herë ku u sulmua një bllok pallatesh.

Sipas autoriteteve ukrainase të paktën 20 persona janë vrarë nga bombat dhe raketat ruse të shtunën, mes të cilëve dhe një vajzë 15 vjeçare. 73 persona kanë mbetur të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen në spital për ndihmë më të specializuar.

Dëmet në bllokun e pallateve ku ranë bombat janë tepër të mëdha dhe të paktën 70 apartamente janë të pabanueshme.

Raketat ruse kanë goditur gjithashtu të shtunën infrastrukturën thelbësore në Kiev dhe Kharkiv dhe një kompani e shërbimeve komunale u detyrua që të ndërpresë në mënyrë emergjente energjinë elektrike në kryeqytet dhe dy rajone të tjera.

MARKETING