Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima në Tetovë

Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima në Tetovë

Mot i keq ka kapluar Tetovën në orët e pasdites, duke u paraqitur erë e fuqishme me shi.

Nga Njesiti i Zjarrfikësve të Tetovës njoftojnë se deri në orën 20:15 kanë intervenuar duke pompuar ujë nga 13 shtëpi në Reçicë të Vogël ku janë përmbytur oborret, bodrumet dhe katet përdhesë të objekteve.

“Shtëpi të përmbytura, garazhe, oborre dhe rrugë janë dëmet nga stuhia që ka përfshirë sonte Tetovën”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

MARKETING