Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima në Ohër, Sveti Nikollë dhe Strumicë

Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima në Ohër, Sveti Nikollë dhe Strumicë

Stuhi me reshje intensive, bubullima, erë e përforcuar dhe breshër ka sonte në pjesën qendrore të Pellagonisë.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), një orë më parë mot jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima ka pasur në rajonin e Ohrit, Sveti Nikollës dhe Strumicës.

“Proceset nuk kanë një drejtim të caktuar të lëvizjes. Në veri të Shkupit ka filluar të krijohet mot me vranësira të paqëndrueshme”, kumton QMK-ja.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), potencojnë se sot ka qenë shum nxehtë dhe nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Paralajmërojnë se pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të dendura shiu, erë të përforcuar dhe breshër. 

MARKETING