SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar

SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) shprehin shqetësim serioz për mënyrën e veprimit të pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve nga rajoni i Pellagonisë.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e SHGM-së dhe SPGM-së, rasti, për të cilin tashmë kemi dërguar një shkresë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka të bëjë me raportimin mbi shkarkimin e drejtoreshës së një shkolle në Demir Hisar, kur pjesëtarë të policisë iu afruan gazetarëve ndërsa ata po raportonin nga një ngjarje me interes të lartë publik, duke kërkuar identifikimin e tyre, edhe pse ishte e qartë se bëhej fjalë për punonjës të mediave me pajisje profesionale. Ngjarja ka ndodhur në një hapësirë publike – oborrin e shkollës.

“Ne vlerësojmë se situata të tilla mund të interpretohen si përpjekje për ushtrimin e presionit ndaj gazetarëve, gjë që përbën ndërhyrje të papranueshme në punën e tyre dhe cenim të lirisë së mediave”, bëhet e ditur në kumtesën e SHGM-së dhe SPGM-së.

Në shkresën drejtuar MPB-së kërkojmë një verifikim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës të rrethanave, përcaktimin e bazës ligjore për një veprim të tillë dhe marrjen e përgjegjësisë nëse konfirmohet se pjesëtarët e policisë kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

“Ne presim që MPB-ja dhe Sektori për Kontroll të Brendshëm të informojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm për rrethanat e konstatuara dhe, nëse konfirmohet shkelja e kompetencave, të ndërmerren masa të duhura ndaj pjesëtarëve përgjegjës”, theksojnë nga SHGM dhe SPGM.

MARKETING