Sherri Sarri-Tare, njëri largohet në verë/ Kë do zgjedhë të mbajë Lazio?

Sherri Sarri-Tare, njëri largohet në verë/ Kë do zgjedhë të mbajë Lazio?

Mosmarrëveshja për shkak të deklaratave mes Igli Tares dhe Mauricio Sarrit vazhdojnë të shtohet dhe nga mediet italiane raportohet se në verë njëri prej tyre do të largohet nga Lazio.

Mediet italiane raportojnë se drejtorit sportiv i përfundon kontrata në verë dhe në një situatë të tillë, klubi mund ta ketë më të lehtë largimin e shqiptarit.

Trajneri ka rinovuar së fundmi deri në vitin 2025 dhe nuk do të pranojë më kompromise sa i përket merkatos dhe emrave që do Tare.

Në fund, si gjithmonë, Lotito do të vendosë për fatin e të dyve, dhe pritet që në klub të qëndrojë vetëm një nga Tare-Sarri.

 

MARKETING