Shënuam fitore, tha Danella shoqëruar me disa kontejner të zbrazët

Shënuam fitore, tha Danella shoqëruar me disa kontejner të zbrazët

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në rrjetin social facebook, ka shpërndarë disa fotografi ku shihen kontejner të zbrazur. Ajo ka shënuar se është arritur edhe një fitore në interes të qytretarëve, raporton SHENJA.
“Nuk lejuam dhe nuk do të lejojmë struktura mafioze së bashku me mbeturinat politike t’i bëjnë dëm interesave të qytetarëve. Atë që e kam premtuar para qytetarëve është se do të punojë me nderë dhe në interes të tyre dhe asgjë nuk do të më pengojë ta realizojë premtimin e dhënë”, ka thënë Arsovska.

MARKETING