Shënimi i Ditës botërore të sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive
Dita botërore e sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive (HOBB) do të shënohet sot, ndërsa qëllimi është të ngritet vetëdija për rëndësinë dhe ngarkesën socio-ekonomike të sëmundjes.
Nga Shoqata respiratore e Maqedonisë theksojnë se një numër i madh faktorësh e shkaktojnë këtë sëmundje por para së gjithash ato janë ndotja e ajrit dhe pirja e duhanit.
“HOBB është problem i madh i ditëve të sotme. Në botë, nga kjo sëmundje vujnë mbi 400 000 000 njerëz dhe për fat të keq, numri i tyre vazhdimisht po rritet. Çdo vit, për shkak të sëmundjes HOBB vdesin nga 3.5 milionë njerëz, ndërsa prevalenca dhe vdekshmëria janë më të mëdha në vendet e pazhvilluara. Numër i madh faktorësh e shkaktojnë këtë sëmundje, para së gjithash ndotja e ajrit, pirja e duhanit, ekspozimi profesional, si dhe ekspozimi ndaj tymit nga djegia e biomasave dhe materiet artificiale kimike”, theksojnë nga kjo shoqatë.
Me rastin e shënimit të Ditës botërore në bibliotekën e Klinikës universitare për pulmologji dhe alergologji në Shkup do të mbahet konferencë për shtyp.
Kontrolle falas me rastin e Ditës së sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive (HOBB) u mbajtën edhe të hënën në “Siti moll” në Shkup.
Drejtori i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, Dimitar Karkinski sqaroi se nëse merren parasysh statistikat botërore, në shtetin tonë do të kishte minimum 100.000 të sëmurë.
“Për fat të keq, kjo sëmundje është e shpeshtë në Maqedoni. Shkaku kryesor për këtë është pirja e duhanit. Maqedonia e Veriut është mes tre të parave në Evropë për pirjen e duhanit dhe konsiderohet se 45 për qind e popullatës së rritur në Maqedoni janë duhanpirës. Për fat të keq, vetë pacientët nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje kronike obstruktive të mushkërive, d.m.thë. kanë simptoma, por, ose nuk i njohin ose i injorojnë, ndërkaq këtë e dimë sepse nuk kemi numër të tillë të pacientëve të cilët vijnë për kmontrolle, ndërsa në konsultime me Fondin e shëndetësisë, as nuk jepet numër i tillë i barërave që do të duhej t’i merrnin këta pacientë”, sqaroi Karkinski.