Shëndetësia e RMV-së po shqyrton mundësitë për t’i ofruar mbështetje Zvicrës në trajtimin e të lënduarve në zjarr

Shëndetësia e RMV-së po shqyrton mundësitë për t’i ofruar mbështetje Zvicrës në trajtimin e të lënduarve në zjarr

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës në aspektin e trajtimit mjekësor të të lënduarve nga zjarri tragjik në Kran-Montana.

Në këtë drejtim, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se tashmë po vepron në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

“Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin më të thellë me të lënduarit nga kjo ngjarje tragjike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

MARKETING