Shefit Shefiti transferohet te Hatta Club në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shefit Shefiti transferohet te Hatta Club në Emiratet e Bashkuara Arabe

Sulmuesi tetovar Shefit Shefiti ka zyrtarizuar largimin nga futbolli vendor, duke u transferuar te Hatta Club, klub që garon në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky transferim vjen pas një gjysmësezoni shumë pozitiv me Arsimin e Çegranit, ku Shefiti ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës. Forma e tij e mirë ka tërhequr interes nga jashtë, duke i hapur rrugën aventurës së re ndërkombëtare.

Kalimi te Hatta Club është realizuar me ndërmjetësimin e menaxherit të ri tetovar Shëndrit Zaimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e sulmuesit nga Tetova.

 

MARKETING