Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim të pavarur për varrezat masive në Gaza

Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim të pavarur për varrezat masive në Gaza

MARKETING

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se është “thellësisht i alarmuar” nga raportet për varreza masive në disa vende në Gaza.

MARKETING

Sample Image

“Ka narrativa konkurruese rreth disa prej këtyre varreve masive, duke përfshirë akuza serioze se disa nga ata që u varrosën u vranë në mënyrë të paligjshme. Është e domosdoshme që hetuesve të pavarur ndërkombëtarë, me ekspertizë mjeko-ligjore, t’u lejohet akses i menjëhershëm në vendet e këtyre varreve masive, për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat qindra palestinezë humbën jetën dhe u varrosën, ose u rivarrosën,” tha ai.

“Familjet e të vdekurve dhe të zhdukurve kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur. Dhe bota ka të drejtën e përgjegjësisë për çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar që mund të ketë ndodhur.”, shtoi Guterres.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm tha se do të kërkohet një mandat nga një organ i Kombeve të Bashkuara për organizatën që të zotërojë ligjërisht çdo provë të mbledhur gjatë zbulimit të varreve masive, në mënyrë që OKB të kryejë hetimin e vet.

 

MARKETING