Shefi i inteligjencës britanike MI6 uron shefin e ri të inteligjencës turke MIT, Kalın

Shefi i inteligjencës britanike MI6 uron shefin e ri të inteligjencës turke MIT, Kalın

Kreu i agjencisë britanike të inteligjencës së jashtme MI6, Richard Moore, ka uruar Ibrahim Kalın-in, i cili u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), transmeton Anadolu.

“Urime mikut tim të vjetër İbrahim Kalın për emërimin e tij si shef i MIT. Mezi pres të punojmë së bashku. Ju uroj fat”, shkroi Moore në llogarinë e tij në Twitter.

Moore, i cili etiketoi Kalınin në postimin e tij, gjithashtu uroi Hakan Fidan-in që u bë ministër i Jashtëm por duke etiketuar një llogari false të hapur në emër të Fidan-it.

Në postimin e tij në Twitter, Moore ka uruar Hakan Fidan-in në turqisht dhe ka thënë: “I uroj suksese mikut dhe ish-kolegut tim në detyrën e re. Suksese ministër!”.

Moore, i cili aksidentalisht etiketoi një llogari që ishte me emrin Hakan Fidan në mesazhin e tij të urimit, në postimin e tij të radhës shkroi: “Oh, kjo është e turpshme! Por, edhe pse llogaria është parodi, urimet e mia më të mira janë të vërteta!”.

Gjatë periudhës 2014-2017, Moore shërbeu si ambasador i Britanisë së Madhe në Türkiye.

MARKETING