Shefi i diplomacisë turke takon liderin e administratës së re siriane

Shefi i diplomacisë turke takon liderin e administratës së re siriane

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka takuar në kryeqytetin Damask liderin e administratës së re siriane, Ahmed Al Sharaa, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, në takim ishin të pranishëm edhe zv/ministri turk i Punëve të Jashtme, Nuh Yılmaz, i ngarkuari me punë i Türkiyes në Ambasadën në Damask, Burhan Köroğlu dhe Esaad Hasan Şeybani, i cili u emërua ministër i jashtëm i qeverisë së përkohshme siriane.

Të premten, një diplomat i lartë amerikan për Lindjen e Mesme gjithashtu udhëtoi në Damask, ku sipas Departamentit të Shtetit, takoi zyrtarë nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) për të diskutuar nevojën për një proces politik “gjithëpërfshirës”.

Takimi shënon takimin e parë midis zyrtarëve amerikanë dhe HTS-së disa ditë pasi Bashar Asadi, që sundoi Sirinë për pothuajse 25 vjet, më 8 dhjetor u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

MARKETING